Flash

Aktorët/ Si po manipulon Rama me idiotët e dobishëm të Teatrit

Lapsi.al 29 July 2019
Aktorët/ Si po manipulon Rama me idiotët e dobishëm të
(Grafika lart nga Avni Delvina, Teatri me motivet e Guernikes se Pikasos)  U bënë disa ditë që kryeministri po e përdor llogarinë e tij të Facebokut për të futur dasinë mes aktorëve të teatrit të cilët janë disa për ruajtjen e godinës aktuale dhe disa të tjerë për ndërtimin e një teatri të ri po në të njëjtin vend. Prej disa ditësh ai ka filluar ripublikimin e thënieve të tyre të dikurshme, duke përzgjedhur ose ata që kanë qenë përmosprishjen e teatrit dhe më pas kanë ndryshuar mendje, ose ata që kanë qenë dikur me PD-në dhe tani janë reshtuar përkrah Rilindjes për këtë çështje.

Andi Bushati:“Aleanca”, këmisha e hekurt që i duhet veshur Bashës

Kështu Rama ka cituar me radhë regjizorin e Portokallisë, Altin Basha i cili qe shumë aktiv fillimisht dhe më pas pas një takimi me Erion Veliajn u tërhoq nga kauza e kolegëve të tij..     Rama flet edhe për amanetin e regjizorit të ndjerë Mihallaq Luarasi i cili sipas kryeministrit e ka lënë vite më parë amanetin e tij Ai ka përdorur edhe thëniet e Ndriçim Xhepës që ka folur për ruajtjen në arkiva të një godine të re të vlerave të së shkuarës Ai ka shfrytëzuar një thenie të dikurshme të Drita Haxhirajt për të thënë se teatri është një gërmadhë që kurrë nuk ka pasur vlera  Ai nuk ka lënë pa futur si pyka dhe dy ish PD-istët e njohur publikisht, Leka Bungo dhe Rajmonda Bulku për ti kundërvënë me partinë e tyre të dikurshme që sot është pro mbrojtjes së teatrit. Po ti shohësh me radhë këto postime që vijojnë me breshëri të përditshme të krijohet përshtypja sikur vendi po zien nga debati nëse i duhet Shqipërisë një godinë e re për Teatrin Kombëtar, apo duhet ruajtur ajo e kritur që në kohë të Zogut dhe që përbën një nga kryeveprat e akritekturës racifnaliste italiane të fillim shekullit të shkuar. Natyrisht ky është një debat. Ai i përhershmi midis mbrojtësve fanatikë të vlefrave historike të së shkuarës dhe ruajtjes së memories kolektive dhe atyre që kërkojnë modernizimin me çdo çmim. Por çështja e teatrit para se të jetë një problem kulturor apo estetik është një histori grabitjeje dhe korrupsioni. Sepse aty bashkë me fatin e teatrit do të vendoset edhe për ngritjen e gjashtë rokaqiejve me një biznes prej 200 milionë euro. Dhe për tu bindur për këtë ka disa fakte. Rama vetë ka deklaruar se ideja për ndritjen e teatrit me gjashtë kulla ishte një ofertë e pakërkuar e paraqitur nga frima Fusha. Por në fakt kjo është një gënjeshtër sepse dokumenti zyrtar që i është dërguar bashkisë së Tiranës nga kompania e ndërtimit daton në 16 shkurt 2018, por arkitekti Bjarke Ingels ka daklaruar që Rama e ka thirut që në 2016 për të folur për këtë projekt. Atëherë pojekti është i kryeministrit i cili ia kaaimpunul klientit të tij Fusha të cilit i ka dhënë deri më tani mbi 80 milion euro punë publike. Ka edhe më. Në 12 Prill 2017 kryeministri firmosi zvoglimin e qendrës historike të qytetit dhe qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar duke i hapur rrugë shembjes së tij dhe planit Rama Fusha. Historia vazhdon: Kryeministri pretendoi se projekti do i jepej Fushës pasi ai ishte pronari i tokës jo publike që ekzistonet mes 8 hektarëve truall shtetëror. Por më pas u morr vesh se Fusha kishte vetëm 298 metra katrorë.  Po të shtosh këtu se meqë toka i përkiste bashkisë Tiranë dhe ajo nuk e kalonte dot pa 2/3 e këshillit bashkiak, për këtë u shpik një ligj special, po të vëresh se ky ligj special i parlamentit ishte nominal dhe përmendte edhe emrin e kompanisë ndërtuese, po të theksosh se kostot e teatrit në projekt janë fryrë në mënyrë të paimagjinueshme (33 milionë euro, pra 3250 euro për metër katror, kosto kjo 16.5 herë më e lartë se sa kostoja zyrtare e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, dhe në fund po të qëmtosh babzinë për fitim në qendër të Tiranës ku sipas projektit do ndërtohet me dendësinë më të lartë (në sipërfaqen prej 6200 metrash ku do të ngrihen 6 kullat shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47%), kuptohet lehtë se e gjitha që ka vënë në punë këtë makineri manipulative është një grabitje gjigande.

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Por për të mos folur për këto detaje që i nxjerrin bojën kujtdo kryeministi ka vendosur të bëjë propagandë me citimet e dikurshme. Ai po i përdor aktorët pro tij si idiotët e dobishëm të një vjedhjeje të madhe. Prandaj, manipulimi i tij është i disa fishtë. Ai nuk po manipulon vetëm se disa prej të cituarve si Rajmonda Bulku e kanë rrefuzur këtë përdorim, apo biri i të ndjerit Mihallaq Luarasi e ka përgënjeshtruar atë. Ai nuk po manipulon  vetëm me pyetjen nëse i duhet aktorëve shqiptarë një teatër i ri dhe dinjitoz: sepse këtu nuk ka diskutim edhe më kritikët thonë "PO" me gojën plot. Shtrembërimi gjigand i Ramës është me këtë polemikë fallco, duke kundërvënë aktorët kundër njëri tjetrit, ai nuk do që të flitet për shifrat. Për ligjin special, për projektin e nisur vite më parë nga të cilat fitohen shumë para: Fusha vetë me kosto fallco ka pranuar në projekt se fiton 25 milionë euro, por ekspertë të pavaruar e çojnë deri në 200 milionë fitimin nga toka 6200 metra ku do të ngrihen rokaqiejt. Dhe ky është debati që Rama do ta mbysë.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI